“Neymar rrezikon sfidën me Bayern”, Galtier: Hakimi? Përgjigjem vetëm për futbollin

by admin
Spread the love

Christophe Galtier foli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Nantes.

Në këtë sfidë trajneri i Paris Saint-Germain nuk do të ketë në dispozicion Hakimi, Neymar dhe Renato Sanches, ndërsa vetë ai theksoi se nuk ka shpresa për ta parë Neymar bën fushë as në ndeshjen kundër Bayern Munich në Champions League.

“Ne nuk do ta kemi Ney-n në dispozicion në dy ndeshjet e ardhshme. Është një mungesë e rëndësishme për ne, është e rëndë”, theksoi Galtier.

Ndërsa sa i përket Hakimit theksoi se ai është stërvitur individualisht në orët e fundit për shkak të një problemi muskulor që e shqetëson që nga Botërori.

Nga ana tjetër sa i përket lajmeve që qarkullojnë se lojtari i PSG-së akuzohet për përdhunim, trajneri i parapriu gazetarët e pranishëm, duke ua bërë të qartë se nuk do përgjigjet për asgjë që nuk ka të bëjë me fushën e blertë.

“Ai është stërvitur individualisht 48 orë më parë për shkak të një dëmtimi muskulor që mbart që nga Kupa e Botës. Qëllimi është që ai të jetë në dispozicion për ndeshjen kundër Bayernit. Nuk do t’i përgjigjem asnjë pyetjeje jo sportive për të”, deklaroi Christophe Galtier.


Top Channel

You may also like