Newcastle rikthehet aty ku e la, fiton dhe ngjitet në vendin e dytë

by admin
Spread the love

Para se Premier League të ndërpritej për shkak të Kupës së Botës, Newcastle ishte skuadra më në formë e Premier League.

Tashmë, që kampionati u rikthye, Newcastle e rifillon atë pikërisht ashtu siç e mbylli. Të besuarit e trajnerit Eddi Howe triumfuan me rezultatin 0-3 në transfertë ndaj Leicester teksa “The Magpies” i mjaftoi një pjesë lojë për të treguar superioritetin. Gjithçka nisi në mënyrën e duhur për miqtë që kaluan në avantazh që në minutën e tretë me anë të Chris Wood, me sulmuesin që nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Katër minuta më pas, Newcastle dyfishoi shifrat me anë të Almiron që përmbylli një aksion tejet të bukur. Nga ana tjetër, Joelington shënoi edhe golin e tretë me kokë, për t’i vendosur kapak sfidës. Në pjesën e dytë, miqtë menaxhuan më së miri avantazhin ndërsa pas këtyre tre pikëve, Newcastle ngjitet në vendin e dytë me 33 pikë ndërsa në vendin e 13-të mbetet Leicester me 17 pikë.

Brighton vijon të surprizojë në këtë fillim edicioni, teksa mundu në transfertë Southampton me rezultatin 1-3. Në një ndeshje të dominuar, Brighton zhbllokoi rezultati nqë në minutën e 14-të me anë të Lallana, ndërsa pa u mbyllur pjesa e parë një autogol i francezit Perraud u dha qetësinë mysafirve. Në pjesën e dytë u kujdes Marche për të shënuar një gol spektakolar e për ti ccuar shifrat në 0-3.

Në vijimin e lojës “shenjtortët” fituan një penallti, e cila u shpërdorua nga Ëard-Proëse, por kapiteni e shleu menjëherë gabimin, me topin e kthyer nga portieri që e ccoi në rrjetë. Në vijimin e lojës rezultati nuk ndryshoi me brighton që shkon në kuotën e 24 pikëve, duke mbetur në pjesën e sipërme të tabelës, ndërsa Southampton pozicionohet në vendin e parafundit me vetëm 12 pikë, duke rrezikuar seriozisht rënien nga kategoria.

Në ndeshjet e tjera, Wolverhampton mposhti me rezultatin 1-2 Evertonin, ndërsa Fulham fitoi në transfertë me rezultatin 0-3 ndaj Crystal Palace.


Top Channel

You may also like