Newcastle ofertë tunduese për “yllin” e Romës/ verdhekuqtë duan t’i japin numrin 10

by admin
Spread the love

Klubet më të mëdha evropiane në sulm për Pellegrinin. Kapiteni i Romës, gjithnjë e më shumë në qendër të projektit Friedkin, në pak ditë kaloi nga triumfi i Tiranës te shkëlqimi me kombëtaren, duke demonstruar të gjitha vlerat e tij. Performancat e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re.

Sipas Shqip, shumë skuadra kanë bërë sondazhe për të kuptuar mundësitë që ekzistojnë për t’ia shkëputur Romës, por e kanë gjetur derën të mbyllur. E njëjta gjë vlen edhe për Newcastle, që paraqiti një ofertë në shifrën 60 milionë euro. Roma as që dëshiron ta marrë në konsideratë. Kapiteni verdhekuq nuk është në shitje. Lorenzo ka zgjedhur të ndjekë një rrugë, të qëndrojë me Romën për gjithë jetën. Për Friedkins është një pikë referimi.

Dy paraqitjet e fundit me të kaltrit, kundër Gjermanisë dhe Hungarisë, kanë shuar shanset që t’i jepet fanella me numrin 10. E veshi me kombëtaren dhe mund t’i bëhet dhuratë edhe te Roma. Totti nuk do të ishte kundër, të dy janë miq. Për momentin te verdhekuqtë mban numrin 7 për nder të Bruno Contit, i cili e zbuloi dhe e solli në Romë.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like