Newcastle nuk ndalet në merkato, tani synon të pakënaqurin e United

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

NeWcastle nuk ndalet në merkato. “Qymyrxhinjtë” kanë siguruar shërbimet e Kieran Trippier nga Atletico Madrid dhe Chris Wood nga Burnley deri tani, ndërsa objektivi i radhës është një lojtar i Manchester United.

Mediet angleze raportojnë se drejtuesit e bardhezinjve po tentojnë të ofrojnë në skuadër Donny Van De Beek, i cili ka përfunduar në lojtar stoli në “Old Trafford”.

Mesfushori ofensiv kërkon të përfitojë sa më shumë minuta, një gjë e tillë është tepër e vështirë tek United, ndërsa Newcastle ia siguron një gjë të tillë.

NeWcastle po kërkon të huazojë 24-vjeçarin holandez, por duhet të fitojë konkurrecën me gjermanët e Borussia Dortmund, një tjetër klub që po synon një akord me Van De Beek.


Top Channel

You may also like