Newcastle deklason Chelsean

by admin
Spread the love

Newcastle United ka arritur ta “turpëroj” Chelsean duke e mposhtur me rezultat të thellë.

Newcastle fitoi me rezultat 4:1, shkruan lajmi.net.

Vendasit kaluan në epërsi përmes golit të shënuar nga Alexander Isak në minutën e 13-të.

Skuadra e Chelseat arriti ta barazojë rezultatin në 1:1, golin e barazimit e shënoi Raheem Sterling në minutën e 23-të të ndeshjes.

Por, pjesa e dytë ishte histori tjetër me Newcastel që shënoi edhe tri herë për të marrë tri pikë.

Fillimisht shënoi Jamaal Lascelles në minutën e 60-të, derisa Joelinton gjeti golin një minut më vonë.

Chelsea po ashtu mbeti me një lojtar më pak pasi, Reece James u ndëshkua me të kuq.

Kurse për rezultatin përfundimtar u përkujdes Anthony Gordon në minutën e 83-të.

Armando Broja luajti nga minuta e 69-të, por nuk arriti ta evitoj humbjen. /Lajmi.net/

You may also like