Netanyahu “shuan” shpresat: Nuk ka armëpushim pa u liruar pengjet nga militantët e Hamasit

by admin
Spread the love

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, hodhi poshtë mundësinë e një armëpushimi në Rripin e Gazës.

Ai deklaroi se duke ofensiva shkatërruese e ushtrisë izraelite do të vazhdojë derisa grupi i militantëve të Hamasit të lirojë të gjitha pengjet.

“Izraeli do të vazhdojë me të gjitha forcat e veta. Nuk pranojmë armëpushim të përkohshëm në të cilin nuk përfshihet rikthimi i të gjitha pengjeve”, tha Netanyahu.

Pas takimit me sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken, lideri Izraelit dha këto komente, për vijueshmërinë e sulmeve në Rripin e Gazës.

Hamasi rrëmbeu rreth 240 njerëz gjatë sulmeve  që kreu në qytetet e Izraelit jugor më 7 tetor, të cilat e shkaktuan një situatë të tensionuar mes Izraelit-Hamas.

Mbi 1.400 persona u vranë nga sulmet e Hamasit më 7 tetor, sipas zyrtarëve izraelitë.

Ndërsa, nga sulmet hakmarrëse izraelite në Gazë janë vrarë mbi 9.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, e cila udhëhiqet nga Hamasi.

Bombardimet kanë detyruar mbi gjysmën e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh që të largohen nga shtëpitë e tyre.

Furnizimet me ujë, ushqime dhe karburante janë pakësuar për shkak të rrethimit të Izraelit dhe shumica e spitaleve janë pranë kolapsit.

Izraeli ka lejuar mbi 260 kamionë me ushqime dhe ilaçe të hyjnë në Gazë, por sipas punëtorëve të ndihmës kjo sasi e ndihmës nuk është e mjaftueshme.

Autoritetet izraelite kanë refuzuar që të lejojnë dërgimin e furnizimeve me karburante, duke thënë se Hamasi do të përdorte karburantet për përdorime ushtarake.


Top Channel

You may also like