Nesër përsëri është 8 Mars

by admin
Spread the love

Nga Kliton Nesturi

Nesër, përsëri është 8 mars. Në të gjithë botën kjo datë është e shënuar si dita e dhunës ndaj gruas, dhe në të gjithë planetin tonë përkujtohet me manifestime protestash.

Por ndryshe nga e gjithë pjesa tjetër, në Shqipëri, thuajse si çdo gjë dhe për çdo gjë, kjo datë e shënuar, manifestohet si festë gëzimi!…

Qysh herët, të krehura dhe të veshura bukur, gratë do shpërthejnë dhunshëm nëpër rrugë, e po ashtu dhunshëm, në emër të “lirisë dhe të drejtave të tyre”, do të shkëputen më herët nga qendrat ku punojnë, e ashtu të ekzaltuara do të shtrohen tufa-tufa, nëpër gosti gëzimi, nëpër restorante të ndryshme, deri pasdite vonë, kur të kujtojnë se duhet të kthehen pranë familjeve të tyre për ta kaluar më pas kohën si çdo natë, duke ndjekur telenovelat e shumta turke, apo edhe ndonjë format tjetër televiziv për të cilin gëlojnë thashethemet për intrigat që zhvillohen brenda tyre, e ku protagonistët së bashku me publikun nuk janë gjë tjetër veçse eksperimente sociale.

Më të guximshmet, pas gostisë së drekës dhe kafes së pasdites, do të vijojnë në ndonjë klub nate, ku striptistët meshkuj do të performojnë për të ndezur edhe më dëshirat e tyre deri në ekstazë.

Dhe kështu do të mbyllet kjo ditë e shënuar, në pritje të vitit që vjen.

Gëzuar, o gra shqiptare, 8 marsin, diten e dhunës ndaj jush!..

You may also like