Nëse Struga TL kalon Zalgiris, përballet me Galatasaray – Shqip

by admin
Spread the love

Kampioni i Maqedonisë së Veriut në futboll Struga Trim Lum, për herë të parë në histori do të luajë në garat eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Struganët në ndeshjen e parë eliminatore do të përballen me kampionin e Lituanisë, Zhalgiris.

Ndërkaq, sot kampioni i Maqedonisë ka mësuar edhe emrin e ekipit që mund të jetë kundërshtar i radhës, nëse arrin ta kalojë pengesën e parë.

Struga Trim Lum nëse kualifikohet në raundin e dytë do të përballet me gjigantin turk, Galatasaraj.

Në hedhje ne shortit në Nion të Zvicrës, Struga Trim Lum është përfaqësuar me drejtorin sportiv Besar Isakun i cili ka publikuar një foto të përbashkët me përfaqësuesin e Galatasarajit Ugur YILDIZ.

“Drejtori sportiv i Struga Trim Lum, Besart ISAKU bashkë me përfaqësuesin e Galatasarajit, Ugur YILDIZ, dje në Nion të Zvicrës gjatë shortit për ndeshjet eliminatore të Ligës së Kampionëve.
Kujtojmë, pikërisht Galatasaraji është kundërshtari i mundshëm i F.C. Struga. në raundin e dytë, gjithnjë nëse ekipi strugan eliminon fillimisht në raundin e parë ekipin lituanez të Zhalgiris
”, thuhet në foton e publikuar mes përfaqësuesëve të dy klubeve./KlanMacedonia/

 

You may also like