Nënkryetari i Prishtinës apel qytetarëve: Keni KUJDES në pjesët e qytetit që kanë drunj përreth

by admin
Spread the love

Pas shiut të rrëmbyeshëm dhe erërave të forta nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj ka bërë një reagim.

Zogaj u ka apeluar qytetarëve që të kenë kujdes sidomos në pjesët e qytetit që kanë drunj përreth.

“Ju lutemi, për shkak të shiut të rrëmbyeshëm dhe erërave të forta, të keni KUJDES, sidomos në pjesët e qytetit që kane drunj përreth!

Ekipet tona të shpëtimit janë në terren dhe po merren me rastet e aksidenteve!”, ka shkruar Zogaj.

Kujtojmë se si shkak i rrëzimit të një lisi nga era dhe shiu, një i ri 30-vjeçar ka humbur jetën, po ashtu një grua është e lënduar rëndë dhe po merr trajtim në QKUK.

You may also like