Nënkryetari i Mitrovicës: Gjendja aktuale është stabile, jemi të lumtur që s’patëm viktima (VIDEO)

by admin
Spread the love

Nënkryetari i Mitrovicës, Arian Tahiri, ka thënë se gjendja momentale pas vërshimeve është stabile dhe nën kontroll.

Tahiri, në Edicionin Special në Shqip, tha se gjendja gjatë ditës ishte shumë alarmante por janë të lumtur që s’pati viktima nga vërshimet.

“Aktualisht reshjet janë ndalë dhe gjendja ka filluar të qetësohet, mirëpo nga mëngjesi e kemi vërejt se mund të ketë përkeqësim të situatës dhe nga mesdita veçse ka filluar të përkeqësohet situata ku lumi “Lushta” veçse ka filluar të dalë nga shtrati njësoj edhe lumi “Ibër”, tha ai.

“Me daljen e lumenjve nga shtrati u përfshi i gjithë qytetet nga uji. Por me gjitha organet përgjegjëse kemi bërë maksimumin që situata të menaxhohet sa më mirë”, tha ai.

You may also like