nëna e fëmija humbin jetën në përmbytje – Shqip

by admin
Spread the love

Peja ka kaluar një natë apokaliptike si pasojë e përmbytjeve nga shirat e rrëmbyeshëm, duke pasur dhe një bilanc tragji: dy jetëhumbje, nëna me fëmijën 5 vjeç.

Ngarja ka ndodhur në lagjen “Asllan qeshme”.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Pejё, njofton se me datё24.06.2023 si pasojё e vërshimeve nё qytetin e Pejёs, nё lagjen ‘Asllan qeshme’ njё fёmijё ka humbur jetën ndërsa nëna e tij ёshtё e zhdukur. Pas kërkimeve nga njësitet Policore rreth orё 01:20, tёdatës 25.06.2023, ёshtё gjetur personi i zhdukur femër, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në komunikatën policore.

Po ashtu dhe në lagjen “Fidanishte”, dy persona janë lënduar si pasojë e vërshimeve.

Kryekomunari pejan Gazmend Muhaxheri, shkroi se ndiehej i tronditur nga kjo tragjedi në qytetin e tij.

“Jam shumë i tronditur për rastin tragjik që ka ndodhur sonte në Pejë si pasojë e vërshimeve, ku ka pasur edhe humbje jete të çmuara! Kjo është një situatë e rëndë dhe e hidhur për qytetin tonë. Gjatë kësaj kohe të vështirë, shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin tim të plotë. Shpresoj të kenë forcë për ta kaluar këtë situatë. Ndihma në kohë të vështira është thelbësore”. /tesheshi.com/

         

 

You may also like