Nëna e Adrien Rabiot: Nuk ka negociata me Juventus për rinovimin e kontratës

by admin
Spread the love

Nëna dhe në të njëjtën kohë agjentja e Adrien Rabiot, Veronique Rabiot, i është përgjigjur raportimeve se një kontratë e re është diskutuar me Juventusin.

Ajo ka mohuar këta zëra duke thënë se djali i saj nuk ka marrë ndonjë vendim sa i përket të ardhmes së tij.

28-vjeçari ishte shumë afër largimit nga “Zonja e Vjetër” si lojtar i lirë verën e kaluar, para se të nënshkruajë një kontratë njëvjeçare duke zgjatur qëndrimin e tij edhe për një sezon tjetër.

Rabiot, i cili është njëri ndër lojtarët me pagën më të lartë tek Juventusi teksa përfiton rreth 7 milionë euro neto në sezon, ka qenë një figurë e rëndësishme në ekipin e Allegrit, duke luajtur në çdo ndeshje këtë sezon, përveç një rasti kur ishte i suspenduar.

Në një intervistë për Calciomercato, Veronique Rabiot, i është përgjigjur lajmeve se Rabiot është pajtuar për të nënshkruar një tjetër kontratë njëvjeçare me Bianconerët.

“Përgënjeshtroj totalisht lajmet që u shfaqën në media për një rinovim të kontratës së Adrien me Juventus. Adrien nuk ka marrë ndonjë vendim sa i përket të ardhmes së tij, ai është i fokusuar ekskluzivisht vetëm në fushë, për momentin nuk kemi pasur ndonjë bisedë me klubin për të ardhmen e Adrien”, kishte thënë Veronique.

Kur u pyet muajin e kaluar për planet e tij të së ardhmes, mesfushori i Juventusit e kishte bërë të qartë se negociatat nuk ishin në zhvillim e sipër, duke thënë që ‘do të flasim rreth kësaj më vonë’.

Kur jemi tek sezoni aktual, Rabiot ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar tri asistime në 14 ndeshje të luajtura.

You may also like