Nedved: Do të punojmë me rinovimet, në skuadër mbizotëron optimizmi

by admin
Spread the love

Zëvendës-presidenti i Juventusit, Pavel Nedved ka folur për “DAZN” pak minuta para fillimit të sfidës kundër Atalantës:

“Ka entuziazëm, është bërë një merkato e mirë dhe duhet të përgëzoj Arrivabene dhe Cherubini që janë treguar shumë të zotë. Perceptohet një atmosferë pozitive në skuadër, ka dëshirë dhe sakrificë, që janë dy elementë shumë të rëndësishëm”.

Morata-“Flitet më pak për të, por është hallka më e rëndësishme, sepse është ai që sakrifikohet më shumë. Trajneri do të luajë me këtë treshe sepse ka vlerësuar atë që kanë bërë në ndeshjet që kanë luajtur bashkë”.

Rinovimi i Dybala – “Ne kemi dhe duhet të bëjmë më shumë rinovime. Kemi 4-5 lojtarë të cilëve iu skadon kontrata dhe sigurisht që në javët e ardhshme do të merremi me këtë çështje. I vlerësojmë të gjithë këta lojtarë, na kanë dhuruar emocione dhe po sillen si profesionistë”, ka thënë Nedved. / Oversport.tv

You may also like