Në zgjedhje partitë nuk fituan mandat për ndryshime Kushtetuese – Shqip

by admin
Spread the love

NË INTERVISTËN PËR POLITIKA.RS MICKOSKI SËRISH KËRKON ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME

Në intervistën për gazetën serbe “Politika”, kreu I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, I pyetur se përse nuk pajtohet me ndryshimet kushtetuese me qëllim të futjes së bullgarëve në Kushtetutë, sic percjell KlanM, ka deklaruar se në zgjedhjet e fundit në Maqedoninë e Veriut askush nuk ka fituar mandatin për të ndryshuar Kushtetutën.

“Besoj në teorinë e mandatit, që do të thotë se një parti shkon në zgjedhje me program dhe premtime për votuesit e tij. Në Maqedoni, në zgjedhjet e fundit askush nuk fitoi mandatin për të ndryshuar Kushtetutën – asnjë parti nuk e prezantoi këtë në program. Për këtë shkak vlerësoj se zgjedhjet e parakohshme janë mënyra e vetme që qytetarët të shprehen se çfarë dhe si mendojnë që Maqedonia të ecë në periudhën e ardhshme” – tha Mickoski për politika.rs

Kriteret e Kopenhagës duhet ta përcaktojnë zhvillimin e mëtutjeshëm të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor dhe të Maqedonisë – thotë në intervistën për Politika.Rs, kreu I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke shtuar se integrimi evropian I cdo vendi nuk duhet të kushtëzohet me kritere subjective politike, por  ë varet nga kriteret e përgjithshme objective që vlejnë për të gjithë.

Lidhur me zhvillimet në skenën politike botërore, sic percjell KlanM, kreu I VMRO-DPMNE-së, ka theksuar se as Maqedonia, as Serbia, e as Shqipëria, nuk janë fuqi që vendosin në këto procese. /KlanMacedonia/

You may also like