Në veturën “Porsche” kishte armë dhe municione, arrestohet i riu nga Gostivari – Shqip

by admin
Spread the love

Policia mbrëmjen e djeshme ka arrestuar një 28-vjeçar nga Gostivari pasi në veturën e tij janë gjetur municione, një armë dhe gjësende tjera me prejardhje prej veprave penale.

“Më datë 02.02.2024 në ora 21:40 në afërsi të fshatit Kamjan të Tetovës, efektivët policorë nga SPB-Tetovë – Reparti Policor Kamjan e kanë privuar nga liria Sh.F.(28) nga Gostivari. Gjatë kontrollit të automjetit “Porsche” me targa të Gostivarit, të cilin e drejtonte, janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë “Zastava” e kalibrit 7.62 mm, një karikator me fishekë, një thikë dhe gjësende të tjera me prejardhje nga vepra penale. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB.

You may also like