Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë pritet nga një orë për dalje nga shteti

by admin
Spread the love

Në VK Bogorodicë dhe VK  Tabanoc, për shkak të rritjes së frekuencës së automjeteve, koha e pritjes për dalje nga shteti është rreth një orë. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informojnë nga LAMM-i.

“Dendësia e komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në VK Bogorodicë dhe VK Tabanoc koha e pritje për dalje nga shteti është rreth një orë, kurse në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti”, thuhet në njoftimine LAMM Maqedoni.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.

MARKETING




You may also like