Në vendkalimet kufitare nga ana e RMV-së, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti

by admin
Spread the love

Nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë thonë se komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Në VK Tabanoc ka frekuencë të shtuar të automjeteve që hyjnë në vend, koha e pritjes është rreth 15 deri në 30 minuta.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.

Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

You may also like