Në top formë me Empolin, ylli shqiptar po kërkohet nga gjiganti italian

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Nedim Bajramit i ka mjaftuar një gjysmë sezoni në Serie A për t’u vënë në lupën e klubeve të mëdha italiane. Pas Lacios e Juventusit, në skenë ka dalë edhe Napoli me Milanin.

Gazetari Nicolo Schira ka bërë me dije se të d këto klube po mbajnë në monitorim mesfushorin shqiptar, të cilin e shohin si përforcimin e duhur për sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë vetë presidenti i Empolit pak ditë më parë do të pranonte se do e kishte të vështirë të mbante 22-vjeçarin në skuadër gjatë merkatos së verës. Për këtë arsye zgjidhja e vetmë për të është të pasurohet nga transferimi i lojtarit të Kombëtares kuqezi.

Empoli ka rritur çmimin për kartonin e Bajramit, teksa nga 10 milionë euro tashmë kërkon 12 milionë. Një shifër kjo që duke parë paraqitjet e mesfushorit pritet të rritet edhe më tepër deri në fund të sezonit.

You may also like