Në Tetovë arrestohen tre shtetas të Indisë për shkak të hyrjes joligjore në RMV

by admin
Spread the love




Policia dje në Tetovë ka arrestuar tre shtetas të Indisë, të cilët në Maqedoninë e Veriut kanë hyrë në mënyrë joligjore.
Siç njofton MPB, ata janë kapur në bulevardin “Vidoe Smilevski – Bato”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Rreth orës 13:30 në Tetovë, zyrtarët policorë kanë arrestuar P.V (26), B.E (37) dhe T.V (22) nga India, për shkak të hyrjes joligjore në vend. Të tre shtetasit e Indisë janë dërguar në stacionin policor për kalime kufitare ‘Tabanoc’”, informoi zëdhënësi Marjan Josifoski.

Ndaj të tre shtetasve indian, do të ketë procedurë për riatdhesim në shtetin e tyre.


You may also like