Në Shkup do të themelohet Aleanca Kombëtare e Organizatave të Pacientëve

by admin
Spread the love

Me rastin e Ditës së 75-të Botërore të Shëndetit e cila shënohet nën moton “Shëndeti im, e drejta ime” sot në BE info qendra Shkup do të themelohet Aleanca Kombëtare e Organizatave të Pacientëve.

“U mblodhëm dhjetë organizata të pacientëve me qëllim që të bashkohemi në aleancë dhe bashkë të angazhohemi për të drejtat e pacientëve në vendin tonë dhe për përmirësimin e sistemit shëndetësor me qëllim që tu shërbejmë më së miri qytetarëve. Bashkë mundemi më shumë”, njoftuan nga Aleanca.

Organizata të cilat e përbëjnë aleancën janë: Qendra HEPAR, NEFRON, MS Maqedonia, JETË ME SFIDA, HEMA, FEMINA, SANO, Lidhja e Shoqatave të Diabetikëve të Maqedonisë, CML, ËSHTË RRALLË TË JESH I RRALLË.

Aleanca, shtohet në kumtesë, do të jetë e hapur për të gjitha shoqatat e pacientëve të cilat punojnë në sferën e shëndetësisë që të përfshihen që bashkë të punojmë drejt përmirësimit të sistemit shëndetësor në vendin tonë.

MARKETING



You may also like