Në Shkup 50% e fëmijëve janë të pavaksinuar kundër kollës së keqe

by admin
Spread the love

50 për qind e fëmijëve parashkollorë në territorin e Shkupit janë të pavaksinuar ose jo plotësisht të imunizuar me vaksinën kundër kollës së keqe.
Këtë e ka konstatuar Inspektoriati Shëndetësorë Sanitar dhe Shtetëror, i cili prej ditën e djeshme ka dalur në terren për të kryer kontrolle të jashtëzakonshme nëpër çerdhe, shkruan SHENJA.
Drejtoresha e Inspektoratit, Renata Mlladenovska, tha se ky aksion do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa potencoi se kanë marrë garanci nga ana e drejtorëve se do të zbatojnë masën për mos pranimin e fëmijëve të pavaksinaur në çerdhe.
“Sipas informacioneve të para që i kemi marrë nga tereni mund të them se pothuajse 50 për qind e fëmijëve që i takojnë çerdheve në territorin e qytetit të Shkupit janë ta pa vaksinuar me DTP, ose nuk janë plotësisht të vaksinuar. Personalisht mendoj se është fakt dëshpërues për këtë shoqëri”, tha Renata Mladenovska, drejtoresha e Inspektoratit.

MARKETING



You may also like