“Në rrezik i gjithë Stambolli”! Përse Turqia është kaq e prirur ndaj tërmeteve

by admin
Spread the love

Tetorin e 2020-tës, një tërmet i fuqishëm goditi Egjeun, dhe epiqendra e tij ishte pranë Izmirit, shumë afër sipërfaqes së detit. Mbi 100 ishin asokohe viktimat, e më shumë se 1.000 të plagosurit.

Aq territor interesant është konsideruar Turqia për studiuesit e tërmeteve sa në 1980-tën, Qendra Gjermane Kërkimore për Gjeoshkencat (GFZ) nga Potsdami instaloi atje pajisje matëse dhe vazhdon ta monitorojë situatën sizmike rregullisht. më i lartë rreziku i tërmeteve, sipas eksperteve të kësaj qendre, mbetet sidomos në rajonin përreth Detit Marmara, në brigjet të cilit ndodhet Stambolli.

“Nuk është pyetja nëse do të ndodhë ndonjë tërmet atje, pyetja që duhet shtruar është se kur do të ndodhë”, thoshte në 2019-tën sizmologu Marko Bonhof nga GFZ. Ai, si dhe ekspertë të tjerë e bazojnë këtë vlerësim në përvojën e disa tërmeteve të forta gjatë historisë së Stambollit, bazuar në matjet që tregojnë lëvizje të vazhdueshme të pllakave nën detin Marmara dhe faktin se pikërisht pranë Stambollit është një zonë e rrezikuar nga tërmetet, që ka qenë në mënyrë të dyshimtë e qetë për një kohë të gjatë.

Sipas tij, ka shumë të dhëna që tregojnë se zona është bllokuar prej kohësh. Aty ka sforcime që përfundimisht tejkalojnë edhe forcën e shkëmbit dhe më pas zvogëlohen papritur brenda pak sekondash duke i lëvizur me disa metra të dyja pllakat tektonike, shpjegoi ai në një intervistë për platformën shkencore “ESKP” (Earth System Knowledge Platform). Eksperti i cituar nga DW shton se mbrojtja më e mirë kundër tërmeteve për shtëpitë dhe ndërtesat mbeten ndërtime rezistente ndaj lëkundjeve të tokës, të cilat fatkeqësisht kushtojnë shumë, e në mjaft raste, shmangen nga ndërtuesit.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like