Në role të ndryshme, tre lojtarë të Interit rrezikojnë derbin kundër Milanit prej kartonëve

by admin
Spread the love

Lautaro Martinez, Henrik Mkitarian dhe Benzhamë Pavar janë kolona e Interit. Tre futbollistë në tre role të ndryshme që rrezikojnë të humbasin ndeshjet e rëndësishme të sezonit, pasi janë të rrezikuar nga kartonët e verdhë.

Dhe rreziku më i madh lidhet me sfidën e derbit, që do të luhet më 22 prill. Por përpara sfidës së rëndësishme të kampionatit që më shumë shërben për moralin sesa për objektivat, Interi do të luajë kundër Udinezes dhe Kaljarit. Rreziku për të mos pasur njërin nga të tre në derbi ekziston dhe sigurisht që trajneri Inzagi mund t’i përfshijë në rrotacion gjatë sfidave të tjera.

Bisek mund të luajë në vend të Pavarit, ndërkohë që Mkitarian ka qenë lojtar i paprekshëm për trajnerin. Kartonët e verdhë janë fiksim i trajnerit Inzagi dhe ndoshta në ndeshjen e radhës ndonjëri prej lojtarëve mund të ndëshkohet për të qenë i pastër për derbin.

PANORAMASPORT.AL

You may also like