Në pritje të zyrtarizimit, Asllani dhe Lukaku firmosin kontratat me Interin

by admin
Spread the love

Ka qenë një ditë impenjative për yllin e kombëtares shqiptare Kristjan Asllani dhe Romulu Lukakun. Sot të dy futbollistët kanë kryer vizitat mjekësore me Interin, si dhe kanë hedhur firmën mbi kontratë.

Kështu, ata do të bëhen dy afrimet e reja të Interit ndërsa mungon vetëm zyrtarizimi nga ana e klubit. Tifozë të shumtë kanë pritur ditën e sotme Lukaku dhe Asllanin ndërsa përpara tyre, talenti shqiptar është shfaqur i entuziazmuar duke thënë “Forca Inter”.

Për sa i përket zyrtarizimit, gjithçka pritet të komunikohet nga Interi në orët në vijim. Ajo që është e sigurt dhe është konfirmuar edhe nga palët është se të dy kanë hedhur firmat në kontratën që do t’i lidhë me Interin dhe pritet vetëm njoftimi zyrtar. /oversport.tv

You may also like