Në momentin që VMRO do të votojë ndryshimet kushtetuese, do të largohemi nga Qeveria, tha Bujar Osmani

by admin
Spread the love

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në një brifing me gazetarët tha se vazhdon të qëndrojë asaj që BDI është e gatshme të dalë nga Qeveria momentin që VMRO-ja do ti votojë ndryshimet Kushtetuese.

“Qëndrimi i BDI-së, vendimi veçmë është marrë. Mund edhe tani ta nënshkruajmë me veprim të vonuar, ta parashtrojmë nuk e di se ku duhet, në Kuvend ose te kryeministri. E njëjta hyn në fuqi ditën kur VMRO-DPMNE do t’i votojë ndryshimet kushtetuese, që mos të duhet vendim i ri i BDI-së për këtë, jemi të gatshëm tani ta nënshkruajmë, ta dërgojmë te kryeministri, Kuvendi, partitë politike, e njëjta të hyn në fuqi në momentin kur VMRO do t’i votojë ndryshimet kushtetuese, pa pasur nevojë për konsultim të ri me neve”, deklaroi ministri Osmani.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like