Në mëngjes fluturoi nga Bregu i Fildishtë për në Spanjë, në mbrëmje e eliminoi Barcelonën nga Kupa e Mbretit

by admin
Spread the love

Lojtarët e Barcelonës vazhduan të japin rezultate të këqija këtë sezon dhe mbrëmë (e mërkurë), pas dramës dhe kohës shtesë, u eliminuan nga Kupa e Mbretit e njohur si Copa del Rey.

Athletic Bilbao ishte më i mirë se Barcelona duke fituar me rezultat 4-2 dhe kështu kaloi në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, ndërsa heroi kryesor ishte futbollisti nga Gana, Inaki Williams.

Në 90 minutat e rregullta, rezultati ishte 2-2 pasi Bilbao kaloi në epërsi me Gorka Guruzeta, para se Robert Lewandowski dhe Lamine Yamal të krijonin një kthesë për Barçën dhe Oihan Sancet të sillte golin e barazimit 2-2 në minutën e 49-të.

Inaki Williams hyri në lojë në minutën e 60-të dhe në kohën shtesë, në minutën e 107-të, shënoi një gol kyç për epërsinë e skuadrës së tij prej 3-2, ndërsa në minutën e fundit, atë të 121-të, asistoi vëllain e tij Nico Williams për 4-2.

Interesant është fakti se Inaki, në mëngjes ka fluturuar nga Bregu i Fildishtë drejt Spanjës, ndërsa në mbrëmje ka mbërritur për të luajtur në këtë ndeshje dhe për të eliminuar Barcelonën nga Kupa e Mbretit.

Williams luajti në Bregun e Fildishtë në Kupën e Kombeve të Afrikës me kombëtaren e Ganës, e cila u eliminua në mënyrë tronditëse që në fazën e grupeve edhe pse konsiderohej si një nga favoritët për të fituar trofeun.

You may also like