Në mëngjes e “çuan” te Chelsea, kampioni argjentinas shfaqet në stërvitje – Shqip

by admin
Spread the love

Enzo Fernandez është një nga lojtarët më të përfolur të momentit. Mesfushori i njohur është pranë kalimit te Chelsea, megjithatë fjalën e fundit do ta thotë Benfica. Edhe pse mediet britanike bënin sot me dije se gjithçka është në rrugën e duhur, sot lojtari është shfaqur në seancën e radhës stërvitore.

Kampioni argjentinas është vetëm 21-vjeç dhe ka në këmbët e tij një potencial të jashtëzakonshëm. Pikërisht cilësitë në fushën e blertë e kanë bërë atë që londinezët të këmbëngulin për ta pasur në ekip. Siç u raportua mëngjesin e sotëm, te Chelsea janë gati të paguajnë plot 127 milionë euro që do t’i shlyejnë me këste për të shmangur problemet me “fair-play” financiar.

You may also like