Në MASH nesër takim me profesorët universitarë nga fusha e pedagogjisë dhe psikologjisë

by admin
Spread the love




 Në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës nesër do të mbahet takim me profesorë universitarë nga fusha e pedagogjisë dhe psikologjisë, sigurisë dhe dhunës kibernetike nga i cili pritet të dalin konkludime të cilat do të jenë hap inicues për ngritjen e kujdesit institucional për zhvillim të drejtë të të rinjve.

Në kumtesën që sot MASH-i ua dërgoi mediumeve ceket se ndërtimi i gjeneratave të reja është obligim i tërë shoqërisë dhe të gjithë faktorëve.

“Sistemi arsimor ka rol parësor në formimin e të rinjve si individë që duhet të pranojnë dhe zbatojnë vlerat dhe normat reale njerëzore, etike dhe morale. Por se ç’farë gjeneratash do të nxjerrim nuk varet vetëm nga kuadri mësimor dhe shërbimet profesionale në shkolla. Është përgjegjësi e të gjithë faktorëve shoqëror. Ngjarjet tek fqinjët tanë janë alarm serioz se angazhimi dhe shqetësimi institucional, familjar dhe individual për rritjen dhe zhvillimin e duhur të fëmijëve duhet të ngritet në një nivel edhe më të lartë”, thonë nga MASH-i.

Shtojnë se në periudhën e kaluar janë zbatuar disa zgjidhje, masa dhe aktivitete ligjore. Vazhdimisht përforcohen shërbimet profesionale psikologjike – pedagogjike në shkolla, mbahen këshillime të nxënësve dhe prindërve të nxënësve me probleme në sjellje nga natyra të ndryshme dhe implementohen projekte për mbrojtje nga dhuna.

“Si krijues të politikave arsimore, Ministria e Arsimit dhe Shkencës së bashku me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të gjitha institucionet e tjera relevante, konform kompetencave të saja menjëherë filluam me revidimin e komponentit edukativ të sistemit arsimor, mekanizmave për detektimin e sfidave dhe formave të mbështetjes të nxënësve dhe familjeve”, theksojnë nga MASH-i.

Presin mbështetje nga të gjithë faktorët e përfshirë, opinioni ekspert, sektori civil dhe joqeveritar.


You may also like