Në Itali pas 30 vitesh, “Mbreti i kokainës së Milanos” ekstradohet nga Brazili

by admin
Spread the love

Një prej kriminelëve më të kërkuar në Itali, Rocco Morabito, ka mbërritur në Romë pasi u ekstradua nga Brazili.

I njohur si “Mbreti i kokainës së Mialnos”, ish-bosi i ‘Ndrangheta-s u arrestua majin e kaluar në Brazil, ku ishte fshehur, pas një operacioni të policisë vendase dhe asaj italiane. 55-vjeçarin do të vuajë tanimë dënimin me 30 vite burg, pasi është shpallur fajtor për trafik narkotikësh.

Ai kaloi vite të tëra në Amerikën e Jugut, me identitet të rremë, ku punonte me anëtarë të tjerë të organizatës kriminale kalabreze.

I lindur në qytezën Afriko (Africo) dhe me lidhje me bosin famëkeq të ‘Ndragheta-s, Giuseppe Morabito, Rocco ngjiti shpejt shkallët në hierarkinë e organizatës me një rrjet kriminal që tejkalonte kufijtë e Italisë. Ai dominoi tregun e kokainës në Milano, duke e trafikuar lëndën narkotike në qytet direkt nga Amerika e Jugut.

Nga përgjimet e policisë italiane ai dëgjohet të negociojë për importimin e më shumë se 1 toni kokainë nga Amerika e Jugut. Më pas autoritetet besojnë se u arratis në Brazil, ku jetoi me identitetin e rremë Francisco Capeletto. Nga aty, ai u vendos në Uruguai, ku jetoi për 13 vite në Punta del Este.

Vila në Punta del Este ku jetonte Morabito

Atje, Morabito lëvizte me një makinë modeste dhe ra në sytë e autoriteteve vetëm pasi organizoi një festë luksoze për ditëlindjen e të bijës. Kur e regjistroi në shkollë me emrin e vërtetë, policia nisi ta përgjonte. Dhe kur, në shtator 2017, u largua nga shtëpia pas një sherri me bashkëshorten, dhe u vendos në një hotel në Montevideo, policia e arrestoi. Gjatë operacionit iu sekuestruan 13 telefona celularë dhe 150 foto për pasaporta, ku Morabito ishte i maskuar në mënyra të ndryshme.

Në vitin 2019, pasi kishte qëndruar dy vite pas hekurave, ai u arratis bashkë me 3 të burgosur të tjerë, përmes një vrime në tarracën e burgut. Pas dy vitesh kërkime, më në fund ai u pikas në Joao Pessoa në vitin 2021 ku edhe u arrestua. Pas një viti, Gjykata e Lartë Federale e Brazilit, miratoi ekstradimin drejt Italisë.

 

You may also like