Në Itali e bëjnë fakt të kryer, Dybala ka pranuar ofertën e Interit

by admin
Spread the love

Ditët e fundit është konsideruar si një tratativë e vështirë për t’u kryer, por “La Gazzetta dello Sport” në edicionin e sotëm tregon se Paulo Dybala ka pranuar ofertën e Interit. Sipas prestigjiozes italiane gjithçka është e kryer për marrëveshjen me lojtarin.

Megjithatë, vazhdon të qëndrojë problemi se Interi fillimisht duhet të shesë dy sulmues përpara se të përfundojë tek zyrtarizimi i Dybalas. Ylli argjentinas nga ana tjetër i ka kërkuar Marottës të zgjidhë situatën sa më parë, pasi në të kundërt do të shqyrtojë alternativat e tjera.

Për sa i përket marrëveshjes, Dybala do të përfitojë tek Interi rreth 5 milionë euro në sezon. Gjithashtu ai do të marrë edhe një milion euro të tjera në formë bonusi në rast se luan 50% të ndeshjeve sezonale. /oversport.tv

You may also like