Në interes edhe të Maqedonisë së Veriut edhe të Bullgarisë është të mos ketë kufijë, të kemi infrastrukturë dhe ekonomi të përforcuar

by admin
Spread the love




Në interes edhe të Bullgarisë edhe të Maqedonisë së Veriut është të mos ketë kufijë, të kemi ndërlidhje infrastrukturore, kryetarët e komunave të dy palëve të kufirit të punojnë sëbahku, të kemi tregti të zhvilluar dhe ngjarje kulturore. Atëherë të gjitha problemet tjera, siç është gjuha e urrejtjes, do të zhduken, deklaroi kryeministri bullgar Kirill Petkov në fjalimin e tij para pjesëmarrësve në takimin në mes komunave nga Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, në korniza të Programit për bashkëpunim ndërkufitar 2021-2017.

 

Petkov shprehu shpresë, që së shpejti Bullgari do të mund të hapë rrugën e Maqedonisë së Veriut për në BE.

“Duke hyrë në BE, të dy vendet do të mund sëbashku të punojnë pa kufij dhe kufizime”, shtoi Petkov.

Në takimin e punës në mes komunave të dy vendeve morën pjesë edhe ministri për Vetëqeverisje Lokale i RMV-së Goran Milevski dhe ministri për Zhvillim Rajonal i Bullgarisë Grozdan Karaxhov. Prej palës bullgare morën pjesë komunat nga zonat e Bllagoevgradit dhe Qustendilit dhe nga pala e Maqedonisë së Veriut  nga zonat verilindore, lindore dhe juglindore


You may also like