Në Idrizovë është zbuluar tunel për arratisjen e të burgosurve me dënime të larta – Shqip

by admin
Spread the love

Informacionin për “Kanal 5” e ka konfirmuar Jovica Stojanoviq, drejtor i Administratës për Ekzekutimin e Sanksioneve. Ai ka treguar se ka shkuar në burg, dhe aksioni i zbulimit është kryer prej tyre në koordinim me disa institucione. Për detajet ai tha se do të informojë më vonë, transmeton Klan M.

Sipas informacioneve, fillimi i tunelit ishte nga shëtitorja e pjesës së mbyllur të burgut dhe të çonte në pjesën e jashtme të burgut. Në këtë pjesë të “Idrizovës” janë duke vuajtur dënimet me dënime të larta, e në mesin e tyre ka edhe të dënuar me burgim të përjetshëm.

Mediat, duke iu referuar burimeve të tyre, raportuan se tuneli ishte rreth 60 metra i gjatë, i menduar mirë dhe në të kishte trarë mbështetës. Ndriçimi u zgjidh me një kabllo me llamba dhe u hap të paktën 4-5 muaj më parë.

Në terren ka qenë edhe një ekip inspektimi i Ministrisë së Brendshme. Më shumë detaje priten në orët në vazhdim. /KlanMacedonia/

You may also like