Në fundjavë kthehet Serie A në Oversport dhe Tibo, spikat derbi i Torinos

by admin
Spread the love

Rikthehet këtë fundjavë në ekranin e Oversport dhe Tibo kampionati italian, që do të luajë ndeshjet e javës së 10-të.

Të shtunën e 15 tetorit do të luhen tre takime të Serie A dhe spikat derbi i Torinos, që do të luhet në orën 18:00. Në mbrëmje Atalanta do të presë në shtëpi Sassuolon, ndërsa më herët do të luhet sfida Empoli-Monza.

Interi, Milani, Napoli dhe Lazio do të zbresin në fushë të dielën për të zhvilluar ndeshjet respektive. Dita do të nisë me sfidën Inter-Salernitana në orën 12:30 dhe do të mbyllet me takimin Verona-Milan në orën 20:45.

Java e 10-të e kampionatit italian do të mbyllet të hënën me sfidat Sampdoria-Roma dhe Lecce-Fiorentina. Të gjitha ndeshjet e kësaj jave të Serie A mund ti ndiqni live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo. / Oversport.tv

You may also like