Në Francë janë të sigurt, PSG ka bindur Zinedine Zidane

by admin
Spread the love

Nga Franca e konsiderojnë të kryer. PSG ia ka dalë që të bindë Zinedine Zidanë të marrë drejtimin e klubit nga Parisi. Lajmin e bëri të ditur gazetari Daniel Riolo i After Rmc, që ishte edhe i pari që lajmëroi afrimin e Messit në radhët e kryeqytetasve.

Sipas tij, tashmë Zidane është bindur që të marrë drejtimin e PSG dhe të udhëheqë ata drejt Champions League. Ëndrra e tij për të marrë kombëtaren franceze duket se është shuar dhe së fundmi ka pranuar ofertën e PSG që shumë shpejt do të zyrtarizojë edhe largimin e Pochettinos.

Nga ana tjetër, zyrtarizimi i Zidane pritet të vijë në ditët e ardhshme. Për të trajnuar disa talentë, duhet një njeri po me talent të madh thonë mediat e huaja dhe Zidane e ka këtë gjë. Tre trofe të Champions League me Real Madridin e bëjnë atë njeriun e duhur për të arritur atë që shumë kolegë të tij kanë dështuar më parë me PSG. /oversport.tv

Foto: Real Madric C.F. Facebook

You may also like