“Ne duhet të jemi të gjithë bashkë”, Tritan Shehu tregon kur do zgjidhet kryetari i ri i PD-së

by admin
Spread the love

Deputeti demokrat, Tritan Shehu duke folur për situatën në PD, tha se parimi duhet të jetë vota. Bashkimi i demokratëve sipas tij do të ndodhë dhe para verës duhet të zgjidhet kryetari i ri, për t’u përgatitur më pas për zgjedhjet e ardhshme.

Deklarata e Shehut:

“Anëtarët e degëve do të votohen një anëtar një votë. Pse? Sepse problemet kryesore kanë ardhur kur është anashkaluar vota. Kam propozuar që blindat të kthehen në një zonë muzeale. Për të treguar se çfarë do i ndodhte demokracisë nëse shkelej. Kjo do të tregohej se gjithçka zgjidhej me votë. Unë mendoj që po ndodh në dy nivele. Po ndodh në nivelin e bazës. Ata kanë vite që luftojnë për demokracinë. Ne duhet të jemi të gjithë bashkë, padyshim. Unë shoh që mbledhja e kaluar e grupit ishte e përbashkët. Grupi ishte solid, pash vullnetin për të qëndruar së bashku. Qenia bashkë në grupin parlamentar është e rëndësishme.

Normalizimi i grupit parlamentar është sa më i përsosur dhe i shpejtë në bazë poshtë. Po ecim mirë në dy drejtime. Kuvendi i këtij muaji do të ketë zhvillim tjetër. Do të jetë pikë e mirë për stabilizimin. Do të hapen shumë rrugë. Është proces që do kohën e vet dhe duhet hequr shpejt. Vitin tjetër kemi zgjedhjet lokale. Duhet të përfundojmë para verës zgjedhjen e kryetarit të ri të PD”, tha Shehu.

You may also like