Në “Dardani” u ther me thikë një 50-vjeçar

by admin
Spread the love

Një 50-vjeçar dyshohet se është therur me thikë sonte në sheshin “Bill Clinton” në Prishtinë.

Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili shtoi se janë duke u marrë me rastin.

“Sonte rreth orës 22:50, Policia në Prishtinë ka pranuar informatën lidhur me një person të therur me thikë në rrugën “Bill Clinton”. Menjëherë, njësitë policore kanë dalë në lokacion dhe kanë hasur një person të shtrirë në rrugë i moshës rreth 50-vjeçare”.

“Është njoftuar ndihma e shpejt dhe personi është dërguar për trajtim mjekësor. Hetime policore janë duke u kryer lidhur me rastin për identifikimin e personave të involvuar dhe zbulimin e motiveve të këtij rasti”,ka thënë Hoxha, transmeton Klankosova.tv.

You may also like