Ndryshimet kushtetuese, Kovaçevski: Deputetët të vendosin për ardhmërinë evropiane të qytetarëve

by admin
Spread the love

Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski derisa komentoi qëndrimin e opozitës maqedonase rreth ndryshimeve kushtetuese, tha se është në dorë të deputetëve që të demonstrojnë kapacitet demokratik dhe të vendosin për ardhmërinë evropiane të qytetarëve.

“Lidhur me Komisionin, ajo veçmë është në proces të formimit në Ministrinë e Drejtësisë, kjo ministri veçmë ka publikuar një pjesë të anëtarëve që janë propozuar nga partitë politike, në të ardhmen do të publikoj edhe ekspertët që do të marrin pjesë, pasi ta bëj këtë ministria e Drejtësisë atëherë do të filloj me punë komisioni i cili do të duhet të përgatis amendamentet, që më pas, do të dorëzohen në Qeveri dhe do të hyjnë në procedurë parlamentare…Opozita ishte kundër anëtarësimit në NATO, por ja ne jemi në NATO, opozita ishte kundër marrëveshjes me FRONTEX, por ne e nënshkruam, ashtu që deputetëve u mbettë që të kenë kapacitet demokratik dhe vizion që të sigurojnë të ardhme evropiane për qytetarët”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër. /Alsat.mk

You may also like