Ndryshimet e Kodit Penal dhe rikthimi i Gruevskit?

by admin
Spread the love

Nuk duhej të përdoret flamuri evropian si pretekst për ta penguar debatin serioz gjatë sjelljes së ndryshimeve në Kodin Penal, vlerëson Naser Ziberi, Avokat i Popullit.

“Paraprakisht, unë mendoj se këto ndryshime duhej të diskutoshin në botën akademike, në botën profesionale, të kyçeshin institucionet, një debat më i gjerë ku do jepeshin argumentet pro dhe kundër… Pse duhej një urgjencë kaq e madhe”, thotë Ziberi.

Avokati i Popullit foli edhe për mundësitë e taktizimeve politike me ndryshimet e Kodit Penal.

“Unë nuk mendoj se këto ndryshime mund të shfrytëzohen për krijimin e një shumice të mjaftueshme për mbështetje të ndryshimeve kushtetuese, për arsye se personat që janë të prekur nga kjo nuk mund ta shfrytëzojnë ndryshimin e Kodit Penal si mundësi për t’i ikur përgjegjësisë”, tha Ziberi.

Ai shtoi se edhe mundësia e rikthimit të Gruevskit, që përfolet shumë pas ndryshimeve të Kodit Penal, nuk mund të zgjidhet me këtë çëshje, por me tjetër. Këtu përmendi mendimin e Gjykatës Supreme për amnistinë e abroguar të ish presidentit, Gjorge Ivanov./KlanMacedonia

You may also like