Ndjekësit kritkuan Ilirin pas puthi vajzën në buzë, reagon kjo e fundit: “Katër muaj që …”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ilir Shaqiri është padiskutim një nga lojtarët më pretendet për të fituar garën mes banorëve VIP të shtëpisë së famshme.

Një nga surprizat më të bukura gjatë spektaklit të kësaj të shtune ishte takimi i balerinit Ilir Shaqirit me vajzën e tij Emilin. Mes lotësh dhe përqafimesh ata u takuan duke patur mundësi që për pak minuta të çmalleshin me njëri-tjetrin.

Ndërkohë gjatë takimit në një moment Iliri puthi në buzë vajzën e tij dhe si duket ky gjest nuk i ka pëlqyer aspak ndjekësve.

Menjëherë pas puthjes, komentuestit “shpërthyen” me kritika kundër balerinit në rrjetet sociale.

E bija e balerinit të njohur u pyet, gjatë intervistës së fundmi në “Shqipëria Live”, edhe në lidhje me komentet negative që janë bërë në lidhje me puthjet në buzë që i dhuruan njëri-tjetrit. Emily u shpreh se nuk ka asgjë të keqe se dhe ka 1 milion gjëra të tjera ku mund të shikosh gabime.

“Katër muaj që nuk shoh babanë, është një raport i fortë dhe nuk shoh asgjë të keqe. Ka një milion gjëra që mund të shikosh gabime, por jo këtu. Është një vajzë që ka 4 muaj që nuk shikon të atin dhe e kundërta”, u shpreh vajza e Ilirit.


You may also like