“Ndjej keqardhje që nuk jam me fëmijët e mi”, aktorja e njohur i emocionon të gjithë

by admin
Spread the love

Aktorja hollivudiane, Emily Blunt, foli për pabarazitë me të cilat përballen gratë në vendin e tyre të punës, por edhe në industrinë e filmit. Veçanërisht nënat që punojnë, të cilat shpesh ndihen keq kur kthehen në punë pas shtatzënisë…

Në një intervistë që ka dhënë për revistën “Porter”, aktorja që ka dy vajza, Hazel 8-vjeç dhe Violet 5-vjeç, ka folur për ekuilibrin që përpiqet të gjejë mes familjes dhe jetës profesionale. Ajo tha se është penduar që ka punuar duke rritur dy fëmijë të vegjël, duke treguar se sekreti është që çdo grua të gjejë ekuilibrin e duhur.

“Është interesante që gratë ende duhet të kërkojnë falje për zgjedhjen e tyre për të punuar dhe burrat jo. Dhe thjesht duket normale, por e gjej veten duke e tejshpjeguar ose duke e kompensuar atë.

Thuajse e pamundur për të gjetur një ekuilibër midis mëmësisë dhe karrierës. Ndjej atë që ndjen një nënë kur dëshiron të ketë një karrierë, por gjithashtu të jetë aty dhe të jetë e disponueshme. Dhe kjo të bën të ndjesh disa herë keqardhje”, u shpreh Emily.

You may also like