Ndeshjet e Kombëtares së Kosovës do të transmetohen përsëri në RTK, detajet nga marrëveshja

by admin
Spread the love

Radio Televizioni i Kosovës është shumë afër për të siguruar një tjetër ngjarje tjetër të madhe sportive.

Pas Ligës së Kampionëve, Europa Conference League dhe Europa League, ‘GazetaBlic Sport’ mëson se në RTK do të rikthehet transmetimi i ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës në futboll.

Sipas asaj që mëson ‘GazetaBlic Sport’, kjo gjë në parim është çështje e kryer dhe se  marrëveshja do të jetë 2 vjeçare, nga 2024 deri në vitin 2026.

Gjatë kësaj kohe, në RTK, do të transmetohen dy edicionet e Ligës së Kombeve, të gjitha ndeshjet miqësore të aranzhuara si dhe kualifikimet e ardhshme për Kampionatin Botëror.

/GazetaBlic Sport/

 

You may also like