“Ndeshje e keqe, vuajtëm dhe duhet të bëjmë “mea culpa””. Ançeloti flet edhe për kërcënimin me burg: Histori e vjetër

by admin
Spread the love

Karlo Ançeloti ka mbetur i pakënaqur nga paraqitja e skuadrës së tij në Ligën e Kampioneve, ku Real Madridi u kualifikua në çerekfinale falë barazimit 1-1. Por trajneri ka theksuar se e rëndësishme ishte të kalonte turin.

Në fjalët pas ndeshjes, ai është ndalur edhe te kërkesa e zyrës së taksave për burgosjen e tij, pasi ka bërë evazion fiskal në vitin 2015, kur ishte për herë të parë pjesë e Real Madridit.

“Ishte ndeshje e keqe. E luajtur keq. Me pak intensitet, me pak shqetësim. Aspekti psikologjik ndikoi shumë. Luajtëm kundër një rivali që ka cilësi dhe që nuk kishte asgjë për të humbur. Ndërsa ne luajtëm më frena të aktivizuara që në start. Kemi vuajtur, por e rëndësishme është që shkuam në çerekfinale.

Në pjesën e dytë duhej të bënim më shumë presion te topi, me më shumë energji. Por realiteti është që luajtën shumë të frenuar. Luajtëm me bllok të ulët, shumë të ngadaltë, me pak vertikalizime. Shumë pasime në krahë. Nuk ishte nata më e mirë. Duhet që të bëjmë “mea culpa”. Mund të të ndodhë në Ligën e Kampioneve. Na ka ndodhur ndaj Çelsit në shtëpi në vitin 2022. Kurrë nuk ishim pranë eliminimit.

Aspekti psikologjik ishte i rëndësishëm. Lajpcigu provoi gjithçka, është një ekip i mirë. Duhet të vlerësojmë me qetësi atë që ndodhi. Në këtë pikë të sezonit kemi 7 pikë avantazh në La Liga dhe jemi në çerekfinale, Duhet të jemi autokritikë, por jo më shumë se duhet.

Kërkesa e zyrës së taksave për burg? Nuk ka asnjë vendim, është një histori e vjetër, e vitit 2015. Ata mendojnë se unë isha rezident në atë vit dhe unë jo. Paratë gjithsesi janë në zyrën e taksave. Tani është avokati ai që po kërkon një zgjidhje, të shohim çfarë do të thotë gjykatësi”, shpjegoi Ançeloti para kamerave.

PANORAMASPORT.AL

You may also like