Ndeshja Shqipëri-Moldavi/ Gol spektakolar dhe festë me shqiponjë, Bajrami mbyll “llogaritë”

by admin
Spread the love

Shqipëria përballet me Moldavinë në “Air Albania”, në ndeshjen e dytë të grupit eliminator të Euro 2024-ës.

Kuqezinjtë e Sylvinhos e nisën fushatën eliminatore me humbje në Poloni dhe do të kërkojnë fitoren e parë, për të nisur rrugëtimin drejt kualifikimin në Europianin e Gjermanisë.

Shqipëri – Moldavi  2-0  (Asani 51′, Bajrami 76′)

Kronika e ndeshjes:

76’ – Gooooooool. Nedim Bajrami mbyll logaritë e ndeshjes me një gol mjaft të bukur. Fantazisti ishte padyshim nga më të mirët në fushë dhe e meritonte një gol mjaft të bukur.

67′ – Dy zëvendësime nga Sylvinho. Largohen Asani e Bare, për t’u lënë vendin Mehmetit e Asllanit…

62’ – Zbritje e shpejtë e kuqezinjve me Asanin e Hysajn, teksa kapiteni krosoi saktë në zonë, por Uzuni nuk goditi dot, ndonëse me portën e boshatisur. Gjithsesi arbitri akordon pozicion jashtë loje në fund të aksionit, si për të ngushëlluar sulmuesin beratas.

51’ – Gooooooool. Jasir Asani niset bukur nga e djathta, hyn në qendër dhe godet nga jashtë zone, duke dërguar topin në trekëndëshin e portës së moldavëve. Festë kuqezi në “Air Albania”.

 – Starton pjesa e dytë. Shqipëria e nis menjë herë në sulm me Jasir Asanin, por goditja e tij devijohet dhe shkon në këndore…

 45′ + 2 – Mbyllet në barazim pa gola pjesa e parë, me kuqezinjtë që provuan disa herë, por u ndalën nga traversa dhe portieri kundërshtar…

41’ – Bajrami ekzekuton një goditje dënimi nga një distancë e largët, por topi nuk i bindet dhe kalon ngjitur me shtyllën pingule…

21′ – Cikalleshi lëshon një silurë me të majtën, por ndalet nga traversa. Të pafat kuqezinjtë…

20′ – Ramadani provon nga distanca, por topi shkon në duart e portierit që e zotëron pa problem…

18′ – Kërcënojnë edhe moldavët me një krosim nga krahu, por goditja e sulmuesit me kokë shkon mbi kuadrat.

17’ – Uzuni merr një top mbi vijën e zonës dhe provon goditjen, por gjuan shumë keq, duke dërguar topin në tribunë.

8’ – Bajrami vallëzon mes mbrojtjessë dndur moldave, por ndalet me faull pranë zonës, në pozicion të pritët me portën. Ekzekuton vetë goditjen, por topi përplaset në mur dhe nuk krijon rrezik për portën.

1′ Nis ndeshja në Air Albania, Shqipëria pret Moldavinë

Trajneri kuqezi ka ndarë mendjen për formacionin që do të hedhë në fushë nga minuta e parë, teksa është konfirmuar 11-shja që paralajmëroi Shqip një ditë më parë. Braziliani ka preferuar skemën 4-2-3-1, me Bajramin, Uzunin e Asanin në mbështetje të Cikalleshit….

Shqipëri – Moldavi, ora 20:45 në Shqip 2

Formacionet zyrtare:


Top Channel

You may also like