Ndërron jetë në Dubai ish-Presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf

by admin
Spread the love

Ish-presidenti i Pakistanit, gjenerali Pervez Musharraf ka vdekur në moshën 79-vjeçare.

Musharraf mori pushtetin në një grusht shteti në vitin 1999.

Ai drejtoi vendin nga viti 2001 deri në vitin 2008. Gjatë kësaj periudhe ai i mbijetoi tentativave të shumta për vrasje.

Ai mbështeti “luftën kundër terrorit” të SHBA-së pas 11 shtatorit, pavarësisht kundërshtimit të brendshëm.

Në vitin 2008, pas humbjes së thellë në zgjehdje, u larguar jashtë vendit. U rikthye në vitin 2013 për të rikandiduar, por u arrestua ‘për tradhti të lartë’ dhe nuk u lejua të përfshihet në zgjedhje dhe u largua nga vendi gjashtë muaj më vonë.

Gjenerali u largua nga Pakistani për në Dubai në vitin 2016 për të kërkuar trajtim mjekësor dhe që atëherë jetonte në mërgim në vend.


Top Channel

You may also like