Ndërrimi i viteve në Tiranë/ Qytetarë të shumtë dolën në shesh për spektaklin e fishekzjarreve – Shqip

by admin
Spread the love

Tirana ishte kryeqendra e shqiptarëve për festën e ndërrimit të viteve. Mijëra qytetarë zgjodhën që spektaklin e fishekzjarrëve, shoqëruar dhe me tingujt e muzikës ta ndjekin në sheshin “Skënderbej”.

Festa në sheshin kryesor të shqiptarëve kulmoi me spektaklin e fishekzjarrëve organizuar nga Bashkia e Tiranës, por të hedhura dhe nga vetë qytetarët. Qielli i kryeqytetit ndriçoi nga ky spektakël shumëngjyrësh, duke krijuar një atmosferë magjike.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, uroi të gjithë qytetarët shqiptarë për Vitin e Ri 2024, ndërsa falënderoi të gjithë ata që i shërbejnë kryeqytetit. Urimeve iu bashkuan edhe qytetarët në sheshin Skenderbej. Për të festuar në shesh pati edhe qytetarë nga trevat shqiptare dhe diaspora. Një urim të veçantë për Vitin 2024, patën edhe të vegjlit.

Pjesë e festimeve në sheshin Skenderbej u bënë dhe të huajt, të cilët zgjodhën që ndërrimin e viteve ta kalojnë në Tiranë.

Edhe pas magjisë së fishekzjarrëve, shqiptarët vijuan festën duke shijuar tingujt e muzikës në koncertin që zgjati deri në orët e para të mëngjesit të 1 Janarit.

“Unë shpresoj për Shqipërinë të jetë një vit i mirë, më i miri. Uroj për këtë vend të bukur, një vit të bukur. Unë vij nga Italia, nga Veneto. Unë kam ardhur në 28 Dhjetor dhe do qëndroj deri në 1 Janar.”

“Më pëlqen Shqipëria, qyteti është i bukur, njerëzit janë të bukur, të mirë.”

“Shqipëria është shumë e bukur, unë njoh shumë njerëz dhe e dashuroj Shqipërinë.”

“Unë vij nga Kanadaja dhe më pëlqen shumë Shqipëria. Unë kam ardhur këtu, njerëzit janë shumë të dashur, shumë të komunikueshëm, më kanë ndihmuar shumë për çdo gjë, unë kam ardhur në Shqipëri si turist.”

Klan News

You may also like