Nderime për Luiza Gegën, pritet nga qytetarët në bulevard atletja kampione europe

by admin
Spread the love

Si asnjë sportist më parë në Shqipëri, Luiza Gega, kampionia e Europës në garën e 3000 m me pengesa, pritet me një ceremoni të veçantë në kryeqytet, me një parakalim në bulevardin qendror me makinë të hapur deri në mbërritjen përpara Kryeministrisë ku priten nga numri 1 i qeverisë shqiptare, Edi Rama, ashtu si edhe nga kryetari i bashkisë Erion Veliaj.

Atletja shqiptare u nderua nga kryeministri i vendit me  titullin më të lartë “Kordoni i madh me Yllin për Mirënjohje Publike” dhe më pas prej tij u mbajt një fjalimi mirënjohje dhe vlerësimi për të gjitha sakrificat e Gegës për të ngritur lart flamurin shqiptar.

“Privilegj që të kemi sot këtu mes nesh, në një përpjekje për të thënë faleminderit jo me të gjitha fjalët e nevojshme, edhe pse këtu u thanë shumë fjalë, kjo arritje të lë pa fjalë. Shifra për mbështetjen e Luizës nuk do ta imagjinonin dot sportistët që ndërronin kombësinë jo në 1991 por në 2012. Në atë vend ku ata kanë ngritur flamurin e kombeve të tjera, shpërblimet janë më pak, se shpërblimi që Luiza do e marrë. Por nuk ka shpërblim financiar për atë që Luiza i ka dhënë kombit. Dhe kjo medalje “Kordoni i madh me Yllin për Mirënjohje Publike” është thjeshtë shprehja e përulur e admirimit dhe mirënjohjes por nuk e kompenson dot sepse nuk ka shpërblim që të kompesojë sfilitjen, gjakun, lotët dhe djersën. Normalisht Luiza kjo medalje është bërë për figura të larta shtetërore kryesisht, por ty të takon më shumë se kudo tjetër”, tha Rama.

Kampionia e Europës Luiza Gega tha mes emocionesh tha se ajo ka pasur shumë oferta për të vazhduar me vende të tjera, por tha se e do shumë Shqipërinë dhe se ka besuar se vendi jonë do të ndryshojë.

“Rrugëtimi nuk ka qenë kaq i suksesshëm sa unë them, por vendos që mos të dorëzohem km pasur dhe oferta për të vazhduar me shtete të tjera, por e kam dashur këtë vend dhe kam besuar se do të vijojë një ditë që vendi jonë do të ndryshojë”, tha Gega.

Atletja Luiza Gega ka fituar medaljen e artë në Kampionatin e Atletikës që u zhvillua në Mynih, duke u shpallur kampione e Europës në 3,000 metra me pengesa dhe duke e çuar në total dy numrin e medaljeve të arta për atletikën shqiptare pas asaj të kërcimit së gjati të Izmir Smajljat.

 


Top Channel

You may also like