Ndërhyrje e rrezikshme në kaviljen e Mbappe, mbrojtësi: Më vjen keq!

by admin
Spread the love

Paris Saint-Germain siguroi një biletë për në çerekfinalen e Kupës së Francës teksa mposhti me rezultatin 3-1, Brest.

Një nga autorët e golave për parisienët ishte Kylian Mbappe i cili në fakt, rrezikoi një dëmtim të rëndë në minutën e 69.

Lilian Brassier e shkeli në kavilje yllin e PSG, duke marrë kartonin e dytë të verdhë duke bërë që Brest ta mbyllte ndeshjen me 10 lojtarë. Pas sfidës, vetë mbrojtësi shprehu pendesë për veprimin e tij në fushë duke theksuar se nuk ndërhyri me qëllimin për të dëmtuar Mbappe.

“Ndjehem në faj për atë ndërhyrje, shpresoj që Mbappe të jetë mirë. Por, këto ndërhyrje bëjnë pjesë në botën e futbollit. Doja të prekja vetëm topin, por gabova dhe nuk mbërrita në kohën e duhur. /Supersport


Top Channel

You may also like