Ndërhyri rëndë ndaj kundërshtarit, Taulant Xhaka pezullohet për dy javë në Superligën e Zvicrës

by admin
Spread the love

Të shtunën, Taulant Xhaka  luajti vetëm 18 minuta pasi u ndëshkua me të kuq për shkak të një ndërhyrje të ashpër ndaj kundërshtarit.  Bazel- Grasshopers është një klasike e futbollit zviceran dhe padyshim një ndeshje mjaft e ndezur. Taulant Xhaka doli nga fusha e lojës vetëm pak minuta pas startit të sfidës ndaj skuadrës së Amir Abrashit.

Mesfushori shqiptar nuk llogariti mirë lëvizjen e tij dhe goditi me takë lart Morandi të skuadrës kundërshtare, duke lënë të dëmtuar këtë të fundit. Gjyqtari nuk kishte dyshime dhe i tregoi menjëherë kartonin e kuq, duke lënë Bazelin me 10 lojtarë që në minutën e 18. Ky ishte kartoni i parë i kuq për Xhakën në këtë sezon, i 7-i në karrierë për ish-mesfushorin e e Kombëtares, i cili është një nga lojtarët më përfaqësues të Bazelit.

Për shkak të ndërhyrjes shumë të ashpër, Taulant Xhaka , është bërë subjekt hetimi nga Komisioni i Displinës i Superligës së Zvicrës . Ky komision ka vendosur sot që ta dënojë ish-mesfushorin e Kombëtares shqiptare me dy ndeshje pezullim.

PANORAMASPORT.AL

You may also like