Ndarja nga jeta tragjikisht e Duamenës, ish-kryeministri Berisha shpreh ngushëllimet: Të mori në qiell ëndrra jote

by admin
Spread the love

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të kapitenit të Egnatias, Rafael Duamena, i cili humbi jetën në mënyrë tragjike mesditën e sotme (11 nëntor) pasi pësoi një kolaps kardiak, teksa ishte në fushë gjatë duelit Egnatia-Partizani.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Berisha u ka shprehur ngushëllimet, familjes, miqve, ekipit si dhe futbollit shqiptar, për humbjen e Duamenës.

 

 

“Re si hero në fushëbetejë Raphael, kapiten, të mori në qiell si engjëll ëndrra jote”, shkruan ndër të tjera ai.

Reagimi i Berishës

Re si hero në fushëbetejë Raphael, kapiten, të mori në qiell si engjëll ëndrra jote, u pikëlluam shumë, ngushëllimet më të ndjera, familjes, miqve, ekipit tuaj, futbollit shqiptar. U prefsh në paqe! Amin!

You may also like