Ndalimi i abortit po përhapet në të gjithë SHBA – Shqip

by admin
Spread the love

Ligjet e ndalimit të abortit hynë në fuqi në tre shtete të tjera amerikane të enjten, duke kufizuar më tej aksesin ndaj abortit në Shtetet e Bashkuara, dy muaj pas vendimit historik të Gjykatës së Lartë për t’i dhënë fund kësaj të drejte.

Washington Post shkruan se 21 milionë grave tani u ndalohet aborti ose qasja në të është kufizuar ndjeshëm në të paktën 13 shtete.

Tennessee, Teksas dhe Idaho, të kontrolluara nga republikanët, iu bashkuan një duzinë shtetesh të tjera që miratuan ndalime të përkohshme në pritje të vendimit të Gjykatës së Lartë.

Kjo e fundit, i përbërë nga gjashtë gjyqtarë konservatorë nga nëntë, më 24 qershor hodhi poshtë një të drejtë kushtetuese për abortin që kishte qenë në fuqi për gati 50 vjet dhe i ktheu juridiksionin çdo shteti për të nxjerrë ligje mbi këtë çështje.

Vendimi, një fitore historike për lëvizjen konservatore, ngriti një stuhi politike dhe e vendosi çështjen e abortit në qendër të fushatës për zgjedhjet parlamentare afatmesme që do të mbahen në nëntor.

Tashmë, 13 shtete kanë ndaluar ose kufizuar shumë aksesin ndaj abortit, sipas Institutit Guttmacher, i cili mbron aksesin në kontracepsion dhe ndërprerjen e shtatzënisë. /tesheshi.com/

You may also like